Kalo te lënda

KFOR përgënjeshtron kryetarin paralel të Leposaviqit

Zëdhënësi i KFOR-it Uve Novicki ka përgënjeshtruar deklaratat  kryetarit paralel të Leposaviqit  se KFOR po  i shkakton zjarret  në veri të Kosovës

Zoran Milojeviq gjatë tri javëve të fundit medieve u ka dhënë shumë deklarata joserioze   qesharake. KFOR është i bindur se askush që dëgjon deklarata të tilla absurde vërtet nuk mund të besojë në vërtetësinë e tyre, ka thënë Novicki dhe ka shtuar se “të gjitha akuzat e Milojeviqit dhe të përfaqësuesve të tjerë të komunës janë të pavërteta, njofton FoNet.

Përfaqësues të Leposaviqi kanë akuzuar KFOR -in të ketë hedhur karrem që shërbejnë për pengimin e raketave me mbushje termike me të cilat janë shkaktuar zjarret në veri të Kosovës, se zjarret kanë shpërthyer në vijën e fluturimit të helikopterëve të KFOR-it dhe se zjarrvënia ka lidhje me mbylljen e rrugëve alternative.

Lini një koment