KFOR, në Kosovë edhe 7-vjet
Johan Luif, thotë se KFOR-i do tw qëndrojë në Kosovë së paku edhe 7 vjet.
Prania ushtarake në Kosovë do të zgjasë së paku edhe pesë deri shtatë vjet, ndoshta edhe më gjatë, i ka deklaruar “Kuririt” të Vjenës zëvendëskomandanti i deritashëm i KFOR-it, gjeneral brigade austriaku Johan Luif. Ai i ka thënë kësaj gazete se veriu i Kosovës vazhdon të jetë “fuçi baroti”
Lufi i deklaroi gazetës “Kurir” se norma e papunësisë në Kosovë është 60 për qind, se nuk ka ekonomi të zhvilluar, dhe se për shkak të “kufijve kontestues me Serbinë veriu i Kosovës mbetet edhe më tutje fuçi baroti”.
Kur është fjala për veriun e Kosovës, Lufi bëri të ditur se gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit në konfliktet me demonstruesit janë lënduar rreth 100 ushtarë të KFOR-it. Tani zëvendëskomandanti i KFOR-it është gjeneral-brigade i ushtrisë sllovene Bojan Pograjac.