Kalo te lënda

Kandiq: Incizimet për tregti me organe nuk janë autentike

Kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka deklaruar sot se publikimi i xhirimit të dëshmitarit të mbrojtur “i cili ka marrë pjesë në nxjerrjen e organeve të serbëve në veri të Shqipërisë” është i papranueshëm dhe nuk është autentik,

“Prokuroria po e trazon opinionin dhe familjet e të zhdukurve duke publikuar një xhirim të tullë”, ka thënë Kandiq për portalin serb “S media”.

Ajo ka shtuar se Prokuroria, po të ishte institucionet serioz shtetëror, do të punonte se bashku me ekipin e BE-së, të cilin e udhëheqë Clint Williamson në mënyrë që të identifikohen mjekët të cilët kanë marrë pjesë në “nxjerrjen dhe shitjen e organeve”, nëse duhet gjykuar sipas dëshmitarit.

“Kështu, ata mjek më këtë dëshmi janë paralajmëruar. Kanë kohë që të përgatiten dhe të fshihen”, ka thënë Kandiq, duke shtuar se evidentimi i FDH-së janë gjatë të rinj, ndërmjet 19 dhe 25 vjet, nga gjithsej 530 serbë dhe romë të zhdukur.

“Mendoj se këtë tregim e ka plasuar Prokuroria për krime lufte për arsye politike dhe më këtë janë shqetësua rëndë familjet e viktimave. Tregimi nuk është bindës, është polik dhe sjellë shqetësim në shoqëri”, ka thënë ajo.

Duket theksuar se nuk beson në autenticitetin video incizimit, ajo ka pyetur se a mund të besoj dikush që dëshmitari i këtyre gjërave kaq të tmerrshme të ndjehet i sigurt në duart e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve, Njësi kjo, që sipas saj, është joprofesionale.

“Nëse ekziston një dëshmitar kaq i rëndësishëm, pse ai nuk është në mbrojtje të ekipit special të EULEX-it dhe a mund të besoj dikur që UÇK-ja, nëse veç ka vendosur të përfshihet në kriminalitet, të angazhoj ushtarë të thjeshtë që me bajoneta të nxjerrin zemra e që më pas t’i shesin”. (ORAinfo)

1 Koment »

Lini një koment