Kalo te lënda

Jajhaga dekoroi 4 ndërkombëtarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot pasdite në takim Presidentin Marti Ahtisari, ambasadorin Frank Wisner, ambasadorin Wolfgang Ischinger, shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith dhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Pas një bashkëbisedimi miqësor, u zhvillua ceremonia e dekorimit të personaliteteve të larta ndërkombëtare nga Presidentja Jahjaga.

Presidentja Jahjaga dekoroi Ambasadorin Frank Wisner me “Urdhrin e Pavarësisë”, urdhër që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, gjithashtu, dekoroi Ambasadorin Wolfgang Ischinger me “Urdhrin e Pavarësisë”, që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Presidentja Jahjaga në këtë ceremoni dekoroi edhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, të cilit iu dha “Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”.

Presidentja Jahjaga dekori edhe shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Atij iu dha “Medalja e Paqes dhe e Pajtimit “Anton Çetta”, që u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve Presidenti Marti Ahtisari në vitin 2009 është dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë./Indeksonline/

Lini një koment