Kalo te lënda

Hitzfeld: Pres më shumë shqiptarë në stadium

Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pret më shumë tifozë shqiptarë në sfidën ndaj Shqipërisë, pasi shprehu pa sigurinë mbi përkrahjen e zvicëranëve.

“15 mijë e 600 shikues i zë stadiumi i Luzernit. Gjashtë mijë prej tyre do të jenë sigurt shqiptarë, por pjesa tjetër nuk e di nëse do të jetë zvicëranë”.

“Se sa tifozë shqiptarë do të jenë, këtë sakt nuk e di, do t’iu tregoj pas ndeshjes, por është në pikëpyetje nëse shumica do të jenë zvicëranë pasi shqiptarët janë mobilizuar për këtë takim”.

“Shqiptarët e ekipit? Kemi biseduar shpeshherë për këtë punë. Për lojtarët që kanë origjinë nga Kosova, do të jetë ndeshje e veçantë. Shpresoj që gjyqtari ta mbrojë më shumë Xherdanin. Ai do të jetë objektiv i kundërshtarit”, ka thënë Hitzfeld.

Lini një koment