Kalo te lënda

Hashimi: Punë e madhe çka thotë Albini, u thy edhe dërrasa (video)

Kur e pyeten rreth deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se slogani “Bac u kry” nuk është real në këtë kohë për Kosovën, kryeministri Hashim Thaçi u përgjigj “me dorë – punë e madhe çka thotë ai”!

Në emisioni Interaktiv të KTV-së u shfaq video në të cilën shihet se si bën më dorë shefi i ekzekutivit pas ‘lutjes’ që ta komentoj deklaratën e Kurtit.

Po ashtu në këtë emision u shfaq edhe një video tjetër në të cilën shihet një dërrasë e thyer në binën ku do të pozonin të gjithë përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, të cilët i dhanë mbështetje përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

E disa nga ndërkombëtarët qeshën si ‘gratë e këqija’ për këtë lëshim! (ORAinfo)

http://www.youtube.com/watch?v=DR20-QctNdo&feature=player_embedded

Lini një koment