Gjermania – ndër partnerët strategjikë të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Nikolaus Lambsdorff, Drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se Gjermania mbetet ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës. Ai e ka njoftuar diplomatin Lambsdorff për progresin në Kosovë, reformat që po ndërmerren nga institucionet si dhe për angazhimin maksimal të institucioneve të Kosovë në proceset integruese.
Hoxhaj ka thwnw se agjenda e vetme e Kosovës është avancimi i proceseve integruese të Kosovës, duke filluar nga heqja e vizave për qytetarët e Kosovës deri te studimi i fizibilitetit për marrëveshjen e asocim-stabilizimit.
Ndërsa Lambsdorff ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën, përfshirë edhe proceset eurointegruese. /Telegrafi/