Fule: Duartrokas arritjet e Kosovës
Institucionet e Kosovës për nder të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës kanë organizuar darkë solemne për korin diplomatik dhe për mysafirë të ndryshëm të vendit tonë.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, i cili me këtë rast i ka përshëndetur të gjithë ata që kanë kontribuar që Kosova të arrijë deri këtu. Po ashtu, Fyle në këtë rast ka sjellë edhe mesazhin e BE-së, që sipas tij, është një mesazh i fortë mbështetës dhe inkurajues që Kosova të ec përpara.
“Do të doja t’i japë falënderimet e mia personale Piterit dhe ekipit të tij, që kanë luftuar për mbështetjen dhe një falënderim të veçantë i shkon zotëri Martti Ahtisaarit, pa të cilin Kosova nuk do të ishte ky vend që është sot. Do të doja ta falënderoja edhe partnerët dhe miqtë tanë amerikanë, për mbështetjen e tyre për disa vite me radhë dhe për të çmuar të gjithë rolin e të gjithë miqve të Kosovës, të mëdhenj e të vegjël. Sonte jam këtu të japë duartrokitje për arritje e juaja dhe ju inkurajoj për të ecur përpara në ndërtimin e një Kosovë shumetnike dhe demokratike. Kosova ka zgjedhur rrugën e reformave e cila çon të Bashkimi Evropian dhe tani unë kam ardhur për të dërguar mesazhin e fuqishëm të mbështetjes nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ndër të tjera Fule.