Kalo te lënda

Ekziston plani për zgjidhjen e krizës në veri

Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman, Folker Halbauer ka thënë se ekziston plani për zgjidhjen e krizës në veriun e Kosovës.

Mediet serbe raportojnë se Halbauer ka thënë se ky plan ekziston por se tani nuk mund të jap detaje për publikun.

Të njëjtat medje thonë se këto komente gjenerali Halbauer i ka bërë gjatë takimit me Peshkopin Teodisije.

‘’Është normale që planet ekzistojnë, por detajet operacionale nuk janë ende për publikun’’ citohet të ketë thënë Halbauer.

Halbauer ka thënë se me rëndësi aktualisht është vazhdimi i dialogut dhe se edhe ai sikurse paraardhësi i tij, komandanti Erhard Drews, do të mundohet të siguroj një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët./Indeksonline/

Lini një koment