Bllaca nuk dëshmon nesër
Nazim Bllaca nuk do të dëshmojë nesër në procesin “Bllaca 2”. Këtë e kanë bërë të ditur burime të Indeksonline brenda Prokurorisë së EULEX-it.
Të njëjtat burime i kanë thënë Indeksonline se Prokuroria e ka tërheqë kërkesën për paraqitjen e Nazim Bllacës në seancë me arsyetimin se dëshmia e tij nuk është e nevojshme.
Ditë më parë mediat kanë raportuar se të mërkurën ishte paraparë që dëshminë e tij në rastin “Bllaca 2” ta jap përsëri dëshmitari Nazim Bllaca.