11 vjet nga sulmet terroriste në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë 11 vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, në të cilat u branë 2.977 njerëz.
Ata pësuan kur dy aeroplan u përplasën në ndërtesa e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, të cilat u rrënuan tërësisht, pastaj gjatë sulmit te aeroplanit të tretë në Pentagon, si dhe rrëzimit te aeroplanit në Pensilvania.
Sulmet terroriste u kryen në pjesëtarë te Al Kaidas. Kjo ngjarje tragjike pati pasoja në tërë botën.
Aksioni i 19 pjesëtarëve te Al Kaidas filloi pas rrëmbimit të katër aeroplanëve të udhëtarëve të cilët u morën në aeroportin e Bostonit, Nju Jorkut dhe Uashingtonit.
Rrëmbyesit hynë në kabinat e aeroplanëve, dhe duke përdorur thika për prerjen e letrës të cilët u këmbyen në aeroplan, vranë pilotët dhe morën kontrollin e fluturakeve.
Aeroplani i parë “American Airlines” në ora 8.46, goditi kullën veriore të Qendrës tregtare Botërore në Nju Jork. Vetëm pak minuta më pas, aeroplani i dytë i kompanisë “United Airlines” u përplas me kullën jugore, kurse i treti ra mbi Pentagon.
Nga Kullat Binjake në Nju Jork, vetëm 20 njerëz, të cilët ishin në katet e poshtme përfundi vendit të goditjes, arritën që të sigurt të largoheshin nga ndërtesat para se të rrënoheshin.
Në mesin viktimave të 11 shtatorit 2001 ishin edhe 372 të huaj, kishte edhe shqiptarë, por me nënshtetësi amerikane.
Dëme të mëdha pësuan zjarrfikësit e Nju Jorkut, ku 343 prej tyre humbën jetën në sulmin e “binjakëve”, derisa tentonin të ndihmonin të lënduarit që të largoheshin nga ndërtesat.
Gjatë përkujtimit të 11 shtatorit, pjesëmarrësit e mbledhur në Ground Zero, vendin ku ndodheshin Kullat, do të lexojnë një nga një emrat e të gjitha viktimave të asaj dite. Ceremonia fillon më një minutë heshtje në orën 8.46 në mëngjes.
Njeriu që kishte urdhëruar sulmet, Osama bin Laden u vra më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan. (ORAinfo)

