Kalo te lënda

Thaçi pëlqen idenë e Limajt për reforma në PDK

Deklarimi publik i nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj, se ky subjekt politik mund të qëndrojë në “këmbë” vetëm nëse i nënshtrohet një procesi të thellë të reformave, duket se ka pasur efekt të konsiderueshëm në parti.

Disa burime të afërta me kryeministrin Hashim Thaçi, i kanë thënë gazetës “Zëri”, se Thaçi, që është edhe kryetarë i kësaj partie i ka marrë me seriozitet qëndrimin e nënkryetarit Limaj, për forcimin e partisë

“Kryetari ka diskutuar me disa persona të partisë, e ka diskutuar idenë e Fatmir Limës dhe gati sa është bindur se zgjedhjet në parti duhet të mbahen siç duhet e jo vetëm sa për sy e faqe”, ka thënë ky burim.

Ndërsa në njëri nga anëtarët e kësaj partie, thotë që brenda partisë deri tani nuk është folur për idenë e Fatmir Limajt.

Shemsi Veseli ka thënë se kryesia e PDK-së ende nuk e ka diskutuar dhe nuk ka marrë qëndrim rreth idesë së Fatmir Limajt, që gjatë zgjedhjeve të brendshme të votohet sipas sistemit një anëtarë -një votë.

Kuvendi i Partisë Demokratike të Kosovës është mbajtur para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku vetëm brenda një dite në kryeqytet, delegatët e pranishëm ua vazhduan mandatin organeve udhëheqëse të kësaj partie, gjë që edhe vetë drejtuesit e PDK-së, atë botë e cilësuan si kuvend sa për “sy e faqe”, përkatësisht për të mbushur obligimet ligjore, ndërkaq patën lajmëruar se gjatë vitit të ardhshëm (2012) kjo parti do të mbajë një kuvend të rregullt. /Telegrafi/

Lini një koment