Kalo te lënda

Sindikata e PTK-së mbështetë ndërrimin e kodit telefonik

Federata Sindikale e Pavarur (FSP), e punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës, përkrahin rezolutën e Kuvendit të Kosovës për heqjen e prefiksit të Serbisë  +381,Monakos +377 dhe Sllovenisë  +386 dhe  përdorimin e prefiksit të Republikës së Shqipërisë +355 deri sa Kosovës ti ndahet nga ITU Kodi i saj.

Sipas kësaj, sindikate edhe pse i vonuar prapë se prapë heqja e prefiksit të Serbisë +381 dhe vendimi që  Kosova të shërbehet me prefiksin +355 të Shqipërisë është i mirë se ardhur dhe shumë i qëlluar. “Neve si FSP-PTK, këtë shqetësim e kemi ngritur me dhjetëra herë si në takimet me institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Ftojmë Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Autoritetin Rregullativë të Telekomunikacionit në  Kosovë  dhe të gjitha  institucionet  e tjera në Kosovë që të reagojnë në zbatim të  kësaj rezolute”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu  Sindikata e punëtorëve të PTK-së kërkon që Qeveria e Kosovës respektivisht Komisioni për Privatizimin e Ndërmarrjeve Publike menjëherë duhet të marrë vendim  për anulimin e  vendimit për privatizimin e 75 për qind të aksioneve në PTK  dhe që procesi i privatizimit të PTK-së, të ndalet. “Mos anulimi i procesit të privatizimit të PTK-së, do të thotë mos zbatim i rezolutës së Kuvendit të Kosovës”.

Po ashtu  ndalja e procesit të privatizimit të PTK-së dhe zbatimi i prefiksit të ri do të thotë rritje e vlerës së PTK-së.

Sipas kësaj sindikate për shfrytëzimin e këtyre prefikseve,  Kosova ka paguar deri tani mbi 500 milionë euro dhe vazhdon të paguan ende mjete të mëdha financiare. /Telegrafi/

Lini një koment