Kalo te lënda

Shpallet përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë

Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i deritashëm i ICO-s, Pieter Feith kanë deklaruar në një konferencë të përbashkët pas vendimi të GDN-së për përmbylljen e mbikëqyrjes së Kosovës, se partnerët ndërkombëtar janë të kënaqur me të arriturat e Kosovës, prandaj heqja e mbikëqyrjes është rezultat i punës së përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

Shefi i ICO-s e ka hapur konferencën më një fjali në gjuhën shqipe: “Mbikëqyrja e Kosova ka përfunduar”.

Sipas tij, GDN-ja është i kënaqur me implementimin substancial te Planit të Ahtisaarit.

“GDN-ja ka shfaqur kënaqësinë se Qeveria ka kaluar nëpërmjet Kuvendit ndryshimet kushtetuese që në thelb i përfshin përbrenda sistemit juridik të Kosovë parimet dhe vlera e pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Feith.

Ai ka thënë se këta janë hapa të rëndësishëm që i mundësojnë Kosovës të ecë përpara fillimisht drejt integrimeve evropiane dhe vazhdimin e reformave që janë të nevojshme në mënyrë që Kosova të aspiroj për anëtarësim në BE.

“Kosova gjithmonë do të përfitoj nga miqësia dhe përkrahja e shteteve të BE-së dhe SHBA-ve. Kjo ndjenjë e rehatisë më ka shtyrë mua që t’i referoj GDN-së rishikimin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe kjo ka ndodhur sot”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryeministri Thaçi ka deklaruar se GDN-ja i ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Ky është një moment i rëndësishme i suksesit dhe i kthesës historike për shtetin e Kosovës që po konsolidohet dhe forcohet gjithnjë e më tepër. Kemi mbi 90 njohje, jemi pjesë e FMN-së dhe Bankës Botëore. Ky është një besim ndërkombëtar për Kosovën, është dëshmi që shtetit i Kosovës po respektohet nga bota demokratike”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova do të ketë sfida të reja me të cilat do të përballet, siç është integrimi i veriut, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, etj.

I pyetur për mospërdorimin e vetos gjatë mandatit të tij si shef i ICO-s në vendimet e institucioneve të Kosovës, Feith ka thënë se nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, pasi që institucionet e Kosovës kanë qenë plotësisht të përkushtuara në zbatimin e Planit të Ahtisaarit.

Ai ka folur dhe për veriun, duke thënë se ajo pjesë mbetet sfidë e vazhdueshme.

Kurse kryeministri Thaçi, sa i përket veriut, ka thënë se veriu mbetet hendikep i Feithit dhe përgjegjësi shtesë për të. “Ne kemi një plan integrues për veriun, plan afirmativ dhe kreativ që nënkupton lëvizjen e lrië të njerëzve dhe mallrave, sundim të ligjit, orghanzim të zgjedhjeve të lira, investime më shumë. Duke të ketë më shumë presion nderkonbertare për strukturat serbe që të tërheqë dhe të cilat udhëhiqen nga zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Dacic, tash kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ka theksuar shefi i ekzekutivit. (ORAinfo)

Lini një koment