Kalo te lënda

Riker: Nga sot do të shtohet më shumë përqendrimi ndaj Kosovës

“Me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me të shtohet përqendrimi ndaj Kosovës”, ky ishte komenti që e ka bërë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, gjatë një konference për gazetarë, pas takimit që kishte pas më Kryeministrinë e Kosovës Hashim Thaçin.

Riker vazhdoi duke thënë se në Kosovë po nisë një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme, për deri sa e përmendi në këtë kuadër edhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë sipas Riker, është në Bashkimin Evropian, por që esencial është dialogu ndërmjet të dyja vendeve.

E Kryeministri i Kosovës foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida./Indeksonline/

Lini një koment