Kalo te lënda

Murat Jashari: Të mobilizohemi për shtetin real të Kosovës

Përfaqësuesi i Jasharajve, Muarat Jashari e ka mirëpritur heqjen e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, por ai kërkon mobilizim dhe përgjegjësi për jetësimin e  sovranitetit dhe integritetit të plotë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij ende nuk mund të thuhet se a ishte mirë apo keq që deri më tani pavarësinë e kishim të mbikëqyrur sepse ndoshta pa këtë mbikëqyrje do të mund të ishim ende më keq në rrethana politike dhe ekonomike.

 

“Gjithmonë kemi dy mendime ka mendim se po ti kishim pasur gjërat vetë në dorë ndoshta do të kishim bërë më mirë kurse ekziston edhe mendimi tjetër që ka plot argumente se sikur të mos kishte qenë bashkësia ndërkombëtare ndoshta do ta kishim bërë punën edhe më keq ‘’ thotë Jashari për IO. Jashari ka vlerësuar progresin e arritur sepse sipas tij tashmë e kemi arritur pikën në të cilën do të mund të ecim vetëm në këmbët e tona.

 

Murat Jashari u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mobilizohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrinim qëllimin tonë të kahmotshëm,për shtet të pavarur dhe sovran politikisht dhe ekonomikisht./standardi.info

Lini një koment