Martti Ahtisaari arriti në Kosovë
Para pak çastesh në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ka arritur hartuesi i Pakos mbi të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës, Martti Ahtisaari. Atij i është bërë pritej zyrtare nga ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Garda e Kosovës. Po ashtu në Kosovë ka arritur edhe Frank Wizner i cili është pritur nga Peter Faith dhe ministri Hoxhaj.
Në festën e përmbylljes së pavarësisë se Kosovës, gjatë ditës pritet të arrij në vendin tonë edhe njëri nga hartuesit e Pakos së Ahtisaarit, Wolfgang Ischinger.
Për nder të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare, në Kosovë për dy ditë pritet të qëndrojnë 36 delegacione të cilat do të marrin pjesë nëpër aktivitet të ndryshme, ndërsa për akomodimin e tyre është duke u përkujdesur Ministria e Punëve të Jashtëm e Kosovës.