Kalo te lënda

Elbasan, dasma kthehet në tragjedi, vriten 2 persona

Vriten vëllai dhe kunati i dhëndrit ditën e dasmës në Elbasan. Një dasëm është kthyer në një ceremoni mortore në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ndërsa si pasojë e konfliktit të viktimave me fqinjët e dhëndrit ka mbetur i plagosur edhe vëllai tjetër i dhëndrit. Mësohet se radha për të marrë vallen në dasëm është bërë shkak për nisjen e konfliktit mes autorëve dhe viktimave, ndërsa brenda pak orësh pas ngjarjes makabre policia ka arrestar autorët e krimit të rëndë. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit janë vënë në pranga dy vëllezërit Edmond dhe Blerim Eshja përkatësisht 37 dhe 32 vjeç pasi akuzohen se kanë vrarë me thikë shtetasit Pëllumb Belegu 56 vjeç i cili është kunati i dhëndrit nga Çerma e Lushnjes dhe Mariglen Dushku 30 vjeç, ndërsa kanë plagosur rëndë Edmond Dushkut vëllai tjetër i dhëndrit. Në tentativë për të ndarë autorët dhe viktimën Pëllumb Belegu, të cilët mësohet se kanë qënë nën efektin e alkoolit, kanë mbetur të plagosur edhe dy dasmorë të tjerë, Edmond dhe Mariglen Dushku, ku ky i fundit ka ndërruar jetë pak minuta më vonë pasi është plagosur njëkohësisht me një thikë nga autori. Nga ana tjetër i plagosuri është transportuar në spitalin ushtarakt të Tiranës për ndërhyrje më të specializuara pasi dëmtimet i ka marrë në pjesën e qafës. Mësohet se njëri prej autorëve të krimit, Edmond Eshja pas negociatave me policinë ka pranuar të vetëdorëzohet. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarjeje.

Lini një koment