Kalo te lënda

Ekskluzive: Pjesë nga xhirimi i klipit të Rita Orës

Rita Ora mbrëmjen e ka përmbyllur me një performancë në një nga klubet e natës në Prishtinë. Ajo aty u prit nga një numër i madhë i fansave për më shumë se 3 orë.

Por të gjithë ishin shumë të duruar deri në qastin kur ajo do të ngjitej në skenë, për të performuar këngën e saj të re “Shine ya Light”, klipi i së cilës po xhirohej edhe në atë ambient.

Momenti kur doli në skenë ishte shumë i veçantë pasi që ajo u prit me ovacione të mëdha. Rita e emocionuar falenderoi të gjithë që ishin prezent dhe nisi këngën. Ndonëse këngë e re, krijohej përshtypja se për të gjithë kënga ishte e njohur.

Ndonëse ajo qëndroi në skenë vetëm 7 minuta, të gjithë dukeshin të lumtur që patën rastin të ishin kaq pranë këngëtares kosovare e cila çdo ditë e më shumë po merr famë botërore.

Lini një koment