Kalo te lënda

Deimel: Për veriun vetëm pakoja e Ahtisarit

Johana Deimel, zëvendësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore, një njohëse e çështjes së Ballkanit, mendon se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë është një hap i madh drejt sovranitetit të plotë të vendit. Deimel thotë se për veriun nuk është i nevojshme asnjë status tjetër, përveç Pakos së Ahtisarit.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Deimel thotë se duhet një angazhim i përbashkët i qeverisë së vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që Beogradi të detyrohet të shkëpusë lidhjet me strukturat paralele në veri.

Lini një koment