Kalo te lënda

“Bild” uron Kosovën shqip

Gazeta gjermane Bild, e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë, ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në rubrikën e përditshme fituesi(Gewinner) dhe humbësi (Verlierer), në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës (Gewinner) Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime” ambasadorin e Kosovës në Berlin, zotin Xhaklaiu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë.

“Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44). Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë. Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shteti plotësisht të pavarur. URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip)”, thuhet në tekstin e gazetës Bild, transmeton RTK.

Lini një koment