Sheshet e Prishtinës, fushatë e Isa Mustafës
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se investimet e komunës së Prishtinës, duhet të bëhen sipas prioriteteve të bazuara në kërkesat dhe të drejtat elementare të qytetarëve, në shërbim të ngritjes së mirëqenies shoqërore jo që të derdhën miliona euro në betonizim të qytetit, sipas interesave të ngushta.
Sipas kësaj lëvizje papërgjegjësia politike e pushtetarëve të Komunës së Prishtinës ka arritur kulmin, ku theksohet se në kohën kur në Prishtinë rriten shifrat e të papunëve, shtohen familjet që kërkojnë ndihmë sociale dhe në kohën kur kudo shohim rritje të varfërisë, pasi komuna e Prishtinës bënë shpenzimin më të madh kapital të saj në dy sheshe.
“Pushteti i LDK-së nuk po investon në projekte afatgjate që do t’i zgjidhnin hallet e qytetarëve si në krijimin e vendeve të reja të punës, në furnizim me ujë të pijshëm, në arsim, shëndetësi, ndriçim publik etj., por në këto dy sheshe, sepse ky është një projekt tipik elektoral i cili shihet dhe me pallavrat e tyre për pllaka nga Gjermania, do të mundohen tua shesin qytetarëve sheshet në këmbim të votës së tyre të radhës. Njëlloj siç po vepron Qeveria Thaçi që nuk çanë kokën për zhvillim ekonomik, duke shtruar asfalt me çmime marramendëse edhe Isa Mustafa nuk po çan kokën për mirëqenien dhe nevojat e qytetarëve të Prishtinës duke koncentruar pjesën kryesore të buxhetit në sheshe”, shprehet Vetëvendosje.
Në vijim kjo parti deklaron se komuna e Prishtinës, duhet tu sqarojë qytetarëve të Prishtinës se si një ndërmarrje e cila e ka mashtruar komunën shpërblehet prapë me tenderë dhe kontrata milionëshe./standardi.info