Reeker vjen në Kosovë për dialog
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. Pas takimit të përbashkët, kryeministri Thaçi dhe zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, do të mbajnë një konferencë për medie.
Një burim brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë “Epokës së Re”, se vizita e Reekerit në Kosovë ka për qëllim ta shtyjë përpara dialogun e ardhshëm politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Po sipas këtij burimi, gjatë këtij takimi zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, do të ofrojë sigurinë e SHBA-së në këtë proces. /Telegrafi/