Qeveria pret ardhjen e 35 delegacioneve shtetërore
Për zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, nuk ka rëndësi nëse Nigeria e ka njohur shtetin e Kosovës apo se sa është numri i shteteve që e kanë njohur, kur kihet parasysh se çfarë organizimi po bëjnë institucionet e Kosovës për shënimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Njohje më të madhe sesa prezenca e aq shumë miqve besoj që nuk ka”, ka thënë ai. “Kështu që nuk kam koment”, ka shtuar ai, kur është pyetur të premten rreth Nigerisë, ministri i Jashtëm i të cilit shtet, Olugbenga Ashiru ka thënë se në vendin e tij nuk është marrë ndonjë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri i Jashtëm, Selimi, nuk ka dashur që të përgjigjet rreth numrit real të njohjeve që i ka marrë Kosova.
“Nuk kam koment”, është përgjigjur ai.
Selimi ka folur lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur. Ai ka thënë se ky do të jetë organizimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë Kosova.
“Do të presim diku rreth 35 delegacione shtetërore të niveleve më të larta. Do të jenë mbi 150 mysafirë. Do të kemi edhe ministra të jashtëm, do të kemi edhe një përfaqësim mbarëkontinental”, ka thënë ai. “Do të kemi mysafirë prej Japonisë, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, deri në Afrikë, ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, ministra, drejtorë politikë, sekretarë shtetesh”.
Selimi ka bërë të ditur se për pranimin e mysafirëve do të angazhohet edhe Garda e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
“Garda e FSK-së do t’i pranojë mysafirët e parë në Aeroportin e Prishtinës, përkatësisht presidentin Ahtisaari. Do të jetë edhe seanca solemne e Parlamentit të Kosovës e përcjellë nga mediet”, ka thënë Selimi. “Më pas do të ketë konferenca prej presidentit Clinton e deri te ministri Panariti i Shqipërisë, ministri i Punëve të Jashtme i Ganës e deri te shkrimtari i njohur Noel Malcolm, që e ka shkruar librin më të mirë për Kosovën”, ka shtuar ai.
Selimi ka treguar se një numër i madh i gazetarëve nga bota do të përcjellin ngjarjen kur Kosova do të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë së saj.
“Dy ditët e ardhme, të hënën dhe të martën, mbi njëqind nga gazetarë nga mbarë bota po presin që të akreditohen. Kemi gazetarë prej “Le monde” “The Economist”, “New York Times” e media nga Rusia, Portugalia, Lindja e Mesme”, ka thënë ai.
Selimi ka bërë të ditur se mbrëmjen e 11 shtatorit në Pr