Kalo te lënda

Osmani: Jahjaga është presidente e PDK-së

Nëse Atifete Jahjaga nuk e respekton marrëveshjen, ajo për LDK-në do të jetë presidente e PDK-së, “meqë nuk e përfaqëson unitetin politik dhe qytetar”, ka thënë deputetja Vjosa Osmani, gjatë një konference për shtyp në Gjilan.

Osmani tha se LDK ka kërkuar nga autoritet relevante që ta respektojnë marrëveshjen, si Jahjaga ashtu edhe kryeministri Hashim Thaçi.

“LDK vazhdon të kërkojë nga presidentja që të hap rrugë për zgjedhjen e presidentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013”, tha Osmani, transmeton rajonipress.

Ajo shtoi se në shtator pret një presion më të ashpër opozitar.

“Ky ashpërsim bazohet edhe në përkrahjen që LDK e ka nga anëtarësia dhe kryesia qendrore”.

Sipas Osmanit, nëse nuk respektohen marrëveshjet e kërkuara nga ky subjekt politik, askush nuk mund të pres nga LDK vota në Kuvend. /Telegrafi/

 

Lini një koment