Kalo te lënda

“Flakaresha” e kryeministrit, dorëhiqet Hoxhaj ?

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pritet të jap dorëheqje të hënën apo të martën, pasi të përfundojë ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kështu kanë thënë burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”. Deklarimi i precizuar i kryeministrit Hashim Thaçi bëri që gjërat rreth Malit të sqarohen. Një ditë pasi ministri Enver Hoxhaj tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi, përgënjeshtroj keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi.

Burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj të hënën ose të martën, do t’ia paraqes Thaçit dorëheqje.

“Posa të përfundoj ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponoj në kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodh të hënën, eventualisht të martën”, kanë thënë këto burime. /Telegrafi/

Lini një koment