Kalo te lënda

Arrestohet Bujar Basha

Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit përkatës është shoqëruar në lokalet e ndalimit policore për 48 orë në pritje të procedurave tjerë ligjore.

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti për arrestimin e personave të kërkuar nga Departamenti Kundër Krimit te Organizuar sot, pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara me parë ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar personin e kërkuar nga policia Bujar (Rr) Basha, i lindur me 1979.

 

Ndaj të arrestuarit Shërbimi Korrektues i Burgut të Dubravës kishte lëshuar letër rreshtimi pasi që i njëjti ishte lëshuar për një pushim në shtëpi dhe nuk është kthyer në burg në kohën e caktuar, duke qëndruar në arrati.

 

“Operacioni policor për arrestimin e personit të kërkuar është realizuar në rajonin e Pejës në një shtëpi private ku ai banonte, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri, pistoleta dhe një maskë”, njofton Policia.

Po ashtu janë konfiskuar një maske me ngjyrë të zezë, një thikë, dy kapela, dy kaçavida një telefon celular.

 

Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit përkatës është shoqëruar në lokalet e ndalimit policore për 48 orë në pritje të procedurave tjerë ligjore.

Po ashtu, bëhet e ditur se, në vazhdim të hetimeve të këtij rasti janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar nga rajoni i Prizrenit me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Arratisje dhe mundësim i arratisjes se personit të privuar nga liria”.

 

Personat e arrestuar janë: N. T – 1973 m/sh/kosovar dhe K. T. -1985 m/sh/kosovar.

Me autorizim të prokurorit përkatës është bastisur shtëpia e personave të dyshuar dhe gjatë bastisjes policia ka konfiskuar në cilësi të provave materiale gjashtë fishek të kalibrave te ndryshëm , tre telefona mobile dhe një maskë me ngjyrë të zezë, njofton zëri.

 

“Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë operacion policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policore për 48 orë për veprime të me tejshme hetimore”, thuhet në fund të komunikatës së Policisë./standardi.info

Lini një koment