Kalo te lënda

Ushtari i UÇK-së, prokurorit serb: Ta jap besën se do të hakmerrem!

E ashtuquajtura Gjykatë serbe për krime luftë, më 19 shtator do të jap verdiktin për 17 pjesëtarë të UÇK-së, kryesisht shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të arrestuar dy vite me parë. Ata, sipas prokurorisë serbe për krime luftë akuzohen për “krime ndaj civilëve në rrethinën e Gjilanit në vitin 1999”.

Ish ushtari i UÇK-së, Agush Memishi sot në gjykim, sipas mediave serbe, “ka kërcuar” prokurorin serb për krime lufte i cili e ka përgatitur aktakuzën ndaj tij dhe të tjerëve që serbët e quajnë si pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit”.

“Do të hakmerrem, nëse jo unë, atëherë fëmijët e mirë, nëse jo edhe ata, atëherë nipat e mi”, i ka thënë Memishi prokurorit serb, Mioljub Vitoroviq, raporton B92.

“Duke e ngritur gishtin lartë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, por që kjo do të jetë e para që do ta bëjë”, citon fjalët e tij B92.

“Ky betim, të cilin shqiptarët e quajnë Besë – betim për hakmarrje, tregon se në cfarë kushte të vështira jetojmë”, ka thënë Vitoroviq.

Memishi është i akuzuari i parë në mesin e 19 pjesëtarëve te “Grupit të Gjilanit”. Gjykata për krime lufte e Serbisë i ka dënuar kohë më parë 19 shqiptarët me 101 vjet burg, mirëpo shkalla e dytë e ka rikthyer rastin në rigjykim.

Lini një koment