Kalo te lënda

Policia ndalon vizitën e Vulinir në veri

Policia e Kosovës e ka ndaluar vizitën e Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, në veri të Mitrovicës.

Mediat serbe raportojnë se kjo ka ndodhur për shkak të një sulmi sot afër Zubin Potokut ndaj dy automjeteve, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë.

Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës, Vulin nuk e kishte paralajmëruar më parë vizitën.

Në njoftimet nga mediet serbe thuhet gjithashtu se Vulin e ka dënuar këtë sulm.

Vulin erdhi në Kosovë për një vizitë dy ditore me lejen e institucioneve të vendit.

Lini një koment