Kalo te lënda

Ndahen Ermali dhe Françeska

Një prej çifteve më të përfolura nga edicioni i fundit i “Big Brother Albania” dhe jo vetëm, Ermali dhe Françeska, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar vetë Françeska e cila përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga gazetarët ta lënë rehat.

Madje ajo nuk ka humbur kohë dhe ka ndryshuar statusin e saj nga “në marrëdhënie” në “beqare”. Kjo ka nxitur fansat e tyre të komentojnë dhe të shprehin habinë e tyre, dhe padyshim kishte edhe nga ata të cilët mendonin  se kjo ndarje ishte e duhura për të dy.

Ata janë komentuar disa herë për një ndarje të mundshme, por vet Françeska ditë më parë për indeksonline pati deklaruar se nuk ka asgjë të vëretë në ato që shkruheshin. Arsyet e ndarjes nuk janë bërë të ditura.

Lini një koment