Kalo te lënda

Demaçi: Kosova nuk mund ta kushtëzojë dialogun me Serbinë

Ish i burgosuri politik Adem Demaçi, ka deklaruare se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

“Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me ata të Serbisë, por pa rrezikuar interesin fondamental të shtetit dhe qytetarëve të saj. Kosova ka shumëçka të kërkojë nga Serbia”, ka deklaruar Demaçi në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.

Sipas tij, qeveria duhet të përgatitet për bisedime ofensive, e jo të mbrohet apo dikush tjetër t’ia përgatit agjendën.

Ndërsa për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjerë, Demaçi ka thënë se kjo dëshmon nuk ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë./Indeksonline/

Lini një koment