Kalo te lënda

Thaçi e Nikoliq pajtohen për bisedimet politike

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar i gatshëm që të fillojë bisedimet politike me Serbinë, pa kushte paraprake. I këtij mendimi është shprehur edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Kryeministri Hashim Thaçi një ditë me parë ka thënë se duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i veriut dhe të ndërtohen marrëdhënie historike me Serbinë. “Ne duhet të pajtohemi me Serbinë dhe të krijojmë raporte të shëndosha fqinjësore. Veriu duhet të integrohet, dhe për këtë duhet të bisedohet hapur dhe në mënyrë të sinqertë”, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.
Edhe kreu i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka thënë se “duhet të bisedohet me Serbinë në një rang të ri, por tashmë në kontekstin politik, pa përjashtuar edhe veriun”, thekson ai duke e cilësuar këtë rang bisedash si historike dhe të domosdoshme. Ndërkaq, i pari i Serbisë Tomisllav Nikoliq, ka thënë se “duhet të bisedohet për çështje politike me shqiptarët e Kosovës, dhe duhet të bisedohet pikërisht për veriun. Serbia do ti mbrojë interesat e veta ne Kosovë edhe gjatë këtyre bisedimeve”, thotë Nikoliq.
Është shumë i çuditshëm fakti se për herë të parë që nga mbarimi i luftës Kosovë-Serbi, më 1999, kurrë nuk kanë qenë kaq e përafërta diplomacia serbe dhe ajo shqiptare. Kjo tregon se loja me veriun po kalon në një aventurë politike, e cila nga paaftësia për të gjetur një zgjidhje afatgjate, por e qojnë rajonin në një konflikt të hapur ndëretnik.

Lini një koment