Kalo te lënda

Serbisë do t’i kërkohet njohja e Kosovës

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik ka konfirmuar se ajo nuk do të ndryshoj qëndrim që ky entitet të pajtohet që BeH ta pranojë pavarësinë e Kosovës derisa këtë mos ta bëjë Serbia.
Dodik në Banjallukë ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Serbia do të kërkohet kur ajo duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe, raporton RTK. Duke komentuar deklaratën e presidentit të Parlamentit Evropian për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të hyrë në BE, ai ka theksuar se Martin Schulz ka deklaruar diçka që është plotësisht e pritur.

“Kjo Serbisë do t’i ofroj në rend dite në momentin kur ajo duhet të pranohet në BE. Do t’i kërkojnë ta njeh Kosovën. Që mos të biem në lajthitje, kjo definitivisht është e qartë për secilin që e vrojton skenën politike”, ka thënë Dodik. /Indeksonline/

Lini një koment