Kalo te lënda

Selimi: Akuzat për Policinë – synim, e jo shqetësim i nënkryetarit Miletiq

Rexhep Selimi nga lëvizja Vetëvendosje, akuzat e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Petar Miletiq, drejtuar Policisë së Kosovës, i ka quajtur synime e jo shqetësime.

Sipas tij, së paku tre herë, në seancat e Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i Kuvendit Miletiq ka ngritur akuza të drejtpërdrejta drejtuar Policisë së Kosovës, duke e akuzuar këtë strukturë se nuk po do t’i zbulojë disa nga krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Natyrisht, edhe vetëm një rast i pazbuluar për Policinë është dhe duhet të jetë punë e pamjaftueshme. Por,  ky “shqetësim” kur ngrihet me hile e mbi baza etnike atëherë ky nuk është më, shqetësim por, synim, thekson Selimi.

Ai i ka bërë thirrje Miletiqit që ai vetë dhe siç thuhet komunitetit nga vjen ai që të mos e sabotoj policinë por ta përkrahë atë duke filluar nga rastet në të cilat ai është vetë i përfshirë.

‘’Po aq sa shfaqet shqetësimi për vetëm disa nga rastet e pazbuluara do të duhej që të mos përjashtoheshin nga shqetësimi edhe zbulimi i vrasësve të Policit të Kosovës, Enver Zymberi dhe fqinjit të nënkryetarit në veri, Selver Haradinajt, atëherë do ta kuptonim shqetësimin si shqetësim parimor’’, tha Selimi.

Lini një koment