Kalo te lënda

Mbulohet grabitja e armëve në Gjykatën e Qarkut të Pejës

Dosja ku ngjarja e ndodhur me 28 gusht 2008 në Gjykatën e Qarkut të Pejës, ku u grabitën gjashtë pistoleta, me të cilat ishin kryer vepra të rënda penale pas luftës në Kosovë dyshohet të jetë asgjësuar.

Burime të gazetës Kosova Sot, që njohin nga afër rrethanat e ngjarjes, kanë lëshuar alarmin se për lënien në harresë dhe asgjësimin e kësaj dosje ka dorë grupi hetimorë, i cili ka qenë në vendngjarje.

Bëhet fjalë për ish inspektorët Zymer Shala dhe Shefqet Berisha, si dhe ish-shefi i njësisë hetimore, Muhamet Lama, i cili aktualisht është nën hetime për rastin e fundit të grabitjes në Policinë e Pejës.

Drejtuesit aktualë të institucioneve gjyqësore dhe prokuriale heshtin duke justifikuar se në atë kohë kanë qenë në funksione të tjera, ndërkaq avokati Zeqir Bërdynaj, i cili është marrë me këtë rast, ka pohuar se për një sasi të tillë armësh askush nuk e vinte ujin në zjarr.

Kjo ngjarje vetëm një vit më vonë është pasuar me grabitjen e një sasie të madhe droge në Policinë e Prishtinës për t’u rikthyer sërish në Pejë, në qershor të 2012-ës me grabitjen e mbi 25 kilogramëve flori./Indeksonline/

Lini një koment