Kalo te lënda

IPKO do të respektojë vendimin për Kodin

Duke pranuar kërkesa në rritje nga mediat e shkruara dhe elektronike të vendit lidhur me rezolutën e aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për kodin telefonik kombëtar, IPKO lëshon këtë deklaratë, e cila paraqet qëndrimin zyrtar të kompanisë.

“Si operator i licencuar i telefonisë mobile në Kosovë, IPKO është duke e analizuar këtë proces, të cilin është ende herët ta komentojë, pasi që i njëjti fillimisht duhet të definohet nga autoritetet përkatëse të vendit.

 

Gjatë procesit, IPKO do të bashkëpunojë me Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), institucion të cilin gjithsesi do ta përkrahë për zgjidhjen e ofruar. Si çdo vendim tjetër institucional, IPKO në tërësi do t’i zbatojë të gjitha obligimet ligjore që mund të dalin nga ky proces i ndryshimeve në tregun e telekomunikacionit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e IPKO-s.

Lini një koment