Gashi: Kuçi sillet me papërgjegjësi mendore
Deklaratat e Hajredin Kuçit se LDK-ja po sillet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes, sikurse Serbia me pavarësinë e Kosovës, kanë nxitur reagimin e deputetit Arben Gashi.
Ky zyrtar i partisë më të madhe opozitare, për krahasimet e Zëvendëskryeministrit ka thënë për ditoren “Express”: “Është sjellje e një momenti të papërgjegjshëm mendor, intelektual, profesional”.
“Ne kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes dhe asgjë më shumë”, ka shtuar Gashi.