Kalo te lënda

Furtuna e LDK-së godet Thaçin, epilogu i ngërçit – dorëheqja e Jahjagës

LDK-ja e ka ndarë mendjen. Atifetja duhet të dorëhiqet. Vendi të shkoj në zgjedhje presidenciale. Është e pritshme, që epilogu i ngërçit dhe krizës që po futet vendi, do të jetë dorëheqja e Jahjagës. Rrugë tjetër s’do të ketë. Këto ditë LDK-ja u tërhoq nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Këto reforma janë alfa dhe omega që vendi të ec përpara. Nga 29 gushti vendi ka hyrë në ngërçin politik që sa vjen e rritet, si rezultat i mos respektimit nga PDK-ja, të marrëveshjes për presidentin e arritur në prill 2012 e kurorëzuar me rezolutën në parlament. Ngërçi do të zhbllokohet vetëm atëherë kur PDK-ja do ta respektoj marrëveshjen e nënshkruar.
Mënyra e komunikimit publik politik dhe qëndrimit që po shprehet nga LDK-ja janë me një gjuhë politike që sa vjen e ashpërsohet, sa e vjen e ngritën tonet duke e quajtur Thaçin si “burimin kryesor të së keqes në vend”. I cili po shpreh gatishmëri që Kosova të nis sërish bisedimet me Serbinë, për çështje të brendshme të Kosovës.

Lini një koment