Çeku: Na dëmtoi mungesa e memorandumit
Thotë se fakti që nuk është në fuqi memorandumi ndërmjet FSK-së dhe MPB-së na ka dëmtuar, sidomos në situatat e fundit kur ka pasur zjarre.
“Kemi pasur disa mospërputhje të kompetencave, ose është hedhur faji te një institucion tjetër”, ka thënë ministri i FSK-së, Agim Çeku, për “Tribuna Shqiptare”.
Edhe pse mund të ketë nevojë gjatë situatave emergjente, FSK-ja nuk do të rrezikojë të shkelë kufizimet e vendosura sipas Pakos së Ahtisaarit, për të blerë avionë, helikopterë dhe traktorë ajrorë për fikjen e zjarrit. Kështu do të jetë deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur FSK-ja do të evoluojnë në ushtri, ka sqaruar ministri Çeku. /Telegrafi/