Shpërthim në shtëpinë e drejtorit të QSH-së në Mitrovicë
Mbrëmë rreth mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në Zveçan, gjegjësisht në oborrin e drejtorit të Qendrës Shëndetësore në veri të Mitrovicës, Milan Jakovlevic.
Sipas mediave serbe, në momentin e shpërthimit anëtarët e familjes Jakovlevic ishin në shtëpi, por askush nuk është lënduar, transmeton Qik-u. Thuhet se është bërë një dëm i vogël material në automjetin që gjendej në oborr, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm kanë pëlcitur xhamat në një shtëpi tjetër.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë natës ka siguruar vendin e shpërthimit, ndërkaq hetimet do të zhvillohen sot. Nuk dihet motivi i sulmit.