Ramë Manaj ende zëvendëskryeministër
Portali Shtetërorë i Republikës së Kosovës, ende vazhdon të mbajë si zëvendëskryeministër të saj Ramë Manaj, edhe pse ky i fundit, ka më shumë se dy vite që nuk e mbanë më këtë post.
Si duket në Qeverinë e Kosovës, ka kohë që askush nuk kujdesët për të dhënat e kësaj web-faqeje.
Si zëvendëskryeministër nuk figuron Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli, Edita Tahiri, Sllobodan Petroviq e as Bujar Bukoshi.
Këta të fundit figurojnë vetëm në web faqen e zyrës së Kryeministrit ndërsa jo në atë të Qeverisë së Kosovës.

Në web-faqen, http://www.rks-gov.net, si zëvendëskryeministër mund të gjeni vetëm emrat e Hajredin Kuçit dhe ish zëvendëskryeministrit Ramë Manaj.
Ramë Manaj, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LDK -së, ka mbetur pa punë prej se partia e Isa Mustafës vendosi të qëndroi në opozitë.
Manaj ishte eliminuar nga postet udhëheqëse në LDK, në zgjedhjet partiake të mbajtura në fund të vitit 2010.
Ai nuk kishte arritur të merr vota të mjaftueshme për t`u bërë Deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa me 30 korrik të vitit 2011, ai është emëruar në krye të Arkivit të Kosovës./Indeksonline/
