Në pranga për prostitucion
Dy meshkuj në mënyrë të paligjshme, i siguronin klientë një femre në një
shtëpi private në Gjilan
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka arrestuar në rajonin
e Gjilanit tre qytetarë kosovarë, dy meshkuj dhe një femër, për ushtrimin e
“zejes” së prostitucionit në mënyrë të jashtëligjshme. Dy nga të arrestuarit me
procedurë të përshpejtuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa i treti është
liruar mirëpo ndaj tyre, si grup, pritet të zhvillohet procedurë e rregullt
gjyqësore.
“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore,
rreth orës 16:00, në rajonin e Gjilanit ka realizuar operacionin policor të
koduar “Shtatori” me ç’ rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se
kanë kryer veprat penale -Mundësim prostitucioni dhe Marrje me prostitucion”,
thuhet në një kumtesë të policisë.
Personat e arrestuar, sipas
Policisë, janë I. B, mashkull shqiptarë, S. I. Mashkull – shqiptar dhe H.
V. Femër shqiptare, të gjithë nga Kosova.
“Personat e dyshuar
janë arrestuar nga policia në vepër, në një shtëpi private pasi që të njëjtit
paraprakisht kishin arritur marrëveshje që përmes të dyshuarit I. B , cili i
mundësonte prostitucion të dyshuarës H. V. duke i gjetur klientë të ndryshëm
për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave”, thuhet në
deklaratën e Policisë.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë të
dyshuarit S. I. dhe H. V., sipas komunikatës, janë dërguar në gjykatë për
kundërvajtje në procedurë të shpejtë për “Marrje me Prostitucion” ndërsa me
autorizim të prokurorit “i dyshuari për veprën penale “Mundësim i
prostitucionit” I. B. është liruar dhe lënda do të procedohet në procedurë të
rregullt”.