Mbrojtja i quan të rrejshme raportimet rreth rastit Haradinaj
Hagë, 5 shtator – Raportimet e disa mediave kosovare prej pasdites së djeshme spekuluan se Tribunali i Hagës dje ka lëshuar një deklaratë rreth rastit të z. Ramush Haradinaj.
Zyra e koordinatorit të ekipit të mbrojtjes të z. Ramush Haradinaj,
z. Michael O’Reilly, përmes një deklarate për medie këto raportime i quajti të rrejshme dhe të bazuara vetëm në raportimin krejt të pavërtetë dhe fals të medias së Beogradit, “Blic”.
Mbrojtja e z. Ramush Haradinaj ka kërkuar nga mediat që ta korrigjojnë lajmin dhe të kërkojnë ndjesë për spekulimin e transmetuar.