Kalo te lënda

Koordinim më i mirë i dy ushtrive!

Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, për një vizitë zyrtare dyditore, po qëndron në Shqipëri, komandanti i Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i shoqëruar edhe nga gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj.

Komandanti i FSK-së, Kastrati është prit me nderime të larta shtetërore nga Garda e nderit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton OraInfo.

Gjatë takimit me Gjunkshin, u bisedua rreth koordinimit dhe avancimit të bashkëpunimit; në shkollimin dhe trajnimet bilaterale në mes të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.  U bisedua edhe për përgatitjet që po bënë Ushtria Shqiptare për festimin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe për pjesëmarrjen e FSK-së, në këtë manifestim.

Komandanti i FSK-së whstw pritur në takim të veçantë edhe nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami. Me këtë rast, gjenerallejtënant  Kastrati e ka falënderuar ministrin për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes dhe konkretisht Forcat e Armatosura Shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin në vazhdimësi Forcave të Sigurisë së Kosovës, me qëllim të profesionalizimit, shkollimit dhe trajnimeve, pjesëmarrjes në nismat dhe aktivitetet regjionale të sigurisë, si dhe për integrimin e FSK-së në strukturat euroatlantike. /Telegrafi/

Lini një koment