Kalo te lënda

FMN-ja monitoron përgatitjen e buxhetit për vitin 2013

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka nisur një vizitë një javore në Kosovë, nga sot e cila do të zgjasë deri më 11 shtator. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave vizita e këtij, delegacioni ka të bëjë më përgatitjet rreth buxhetit për vitin 2013. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e diskutimit rreth Privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës (PTK).

Për një javë rresht në Kosovës do të qëndrojë një delegacion i Fondit Monetarë Ndërkombëtar i cili do të monitoroj nga afër përgatitjet e Qeverisë së Kosovës për buxhetin e vitit 2013.

Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, ka Konfirmuar për Telegrafin ardhjen e delegacionit të FMN-së në vendin ton. Sipas tij, pas monitorimit të përgatitjeve të buxhetit nga FMN-ja buxheti do të dërgohet në Kuvend.

“Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë deri më 11 shtator, ku do të monitoroj procesin e përgatitjes së buxhetit për vitin 2013”, tha ai për Telegrafin.

Zëvendësministri Ramadan Avdiu, nuk ka përjashtuar mundësin e diskutimit me delegacionin e FMN-së edhe rreth privatizimit të PTK-së i cili pritet të bëhet gjatë këtij viti.

Lini një koment