Beqiri e quan Thaçin, burim i së keqes
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese e as që do të marrë pjesë në Komisionin për ndryshimin e ligjit zgjedhor pa u respektuar marrëveshje politike e vitit të kaluar, e cila parasheh mandat të kufizuar për presidenten Atifete Jahjaga.
Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe njëherë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai tha për Klan Kosova se shkaktar që Kosova po hyn në një krizë politike është kryeministri vendit HashimThaçi.
Beqiri tha se LDK-ja nuk do ta mbështesë e as që do marrë pjesë në një dialog të mundshëm me Serbinë, pasi që konsideron se nuk është koha e duhur, sikur që nuk do të hynte kurrë për çfarëdo arsye qoftë në koalicion me PDK-në. /Telegrafi/