Beqiri: Blerand Stavileci do të dështoi
Në rrjetin social Facebook është hapur një faqe “Përkrah Blerand STAVILEC-in Për Kryetar të Prishtinës”, që deri tash ka mbi 400 njerëz që u ka pëlqyer. Por kjo si duket nuk i pëlqen Ismet Beqirit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
“Blerand Stavileci është mirë me e provu, por do të dështoi. Prishtina nuk është basketboll. Derisa LDK-ja të jetë gjallë nuk do të mund që PDK-ja ta marr pushtetin në Prishtinë”. Ka thënë Beqiri në KlanKosova .
Ai ka mbrojtur edhe administratën Isa Mustafës. “Në Prishtinë po punohet shumë”, ka thënë Beqiri./Indeksonline/
