Kalo te lënda

Ekspertët: ICO e qeveria dështuan për veriun

Për veriun nuk duhet biseduar, as me Serbinë e as me strukturat paralele.

Forumi 2015 u rekomandon institucioneve të Kosovës që në asnjë mënyrë të mos diskutojnë me Serbinë për çështjen e veriut, dhe se këto bisedime nuk duhet ti ofrojnë serbëve asgjë më shumë se Pakoja e Ahtisaarit.

 

Në rekomandimet që jepen kohëve të fundit, sugjerohet qe institucionet shtetërore të Kosovës të jetë të kujdesshme për veriun, ngase pikërisht në vigjilje të mbylljes së mbikëqyrjes mund të del ndonjë ‘bisht’ i cili mund ta shkatërrojë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

 

Ky shqetësim vjen për faktin se liderët e Kosovës e kundërshtonin me ngulm çdo dialog politik me Serbinë, por kohëve të fundit janë vet ata që këmbëngulin për fillimin e dialogut me Serbinë, duke prekur edhe problemin e veriut.

 

“Zyra Civile Ndërkombëtare ICO dhe qeveria e Kosovës nuk kane arritur asnjëherë ta shtrijnë autoritetin legjitim në veri dhe të krijojnë rend e ligj në këtë pjesë të shtetit të Kosovës. Ky është dështimi më i madh i të dyja palëve”, thonë ekspertët e hartimit të raportit për Kosovën, në kuadër të “Forumi 2015”.

Një sfidë tjetër për institucionet e Kosovës do të jetë edhe prania ushtarake ndërkombëtare pasi që legjitimiteti i KFOR-it ka buruar nga Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja Ushtarake Teknike e Kumanovës, shkruajnë analistët e çështjeve politike dhe juridike. Ata rekomandojnë arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe NATO-s për legjitimimin e pranisë së Aleancës Veriatlantike në Kosovë. Së fundi, Kosova i ka bërë thirrje NATO-s të nënshkruajë me të një Marrëveshje të Statusit të Forcave (SOFA) pasi shumica e shteteve anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Raporti i rekomandon KFOR-it që ta përgatisë FSK-në që ajo të jetë e aftë të marrë përgjegjësitë e sigurisë në kohën kur nuk do të ketë prani ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Gjithashtu i kërkohet KFOR-it t’ia heqë FSK-së ndalesën për blerjen e armëve të lehta dhe të rënda.

 

Ndërkaq misionit të EULEX-it i bëhet thirrje “të bazohet në një kornizë të re të bashkëpunimit, pasi EULEX-i duhet të luajë një rol domethënës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqësorit dhe prokurorisë/standardi/

Lini një koment