Kalo te lënda

Britanikët investojnë miliona në mermerin e Kosovës

Kompania ‘Fox Marble’, e cila është pjesë e bursës AIM të Londrës do të jetë kompania e parë e cila do të operojë në Kosovë. E veçanta e kësaj kompanie është se ajo do të operojë në një vend i cili ka dalë nga konflikti dhe është duke u rindërtuar.

Kompania, e cila udhëhiqet nga Christopher Gilbert, posedon mjetet që brenda një periudhe shumë të shkurtë të rrisë vetëfinancimin, fitimet dhe ndoshta edhe do të ndajë paratë e fituara, raporton portali britanik “Proactiveinvestors”.

Rreth investimeve të Kompanisë “Fox Marble”, më 27 gusht është publikuar edhe një artikull në prestigjiozen britanike “Financial Times”.

Fox ka të drejtën mbi pesë miniera në tre lokacione në shtetin ballkanas, i cili është vlerësuar se ka 300 milionë metra kubik mermer. Këtu përfshihet material i kualitetit të lartë, siç është oniksi i verdhë, mermeri i zi, i cili kërkohet shumë në SHBA.

Shkurt, këto materiale, të cilat për të fundit herë janë gërmuar gjatë periudhës së Titos, kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Fox ka një licencë të minierave tashmë që 25 vite dhe ende mund të zgjerohet.

Një total prej 1.2 milion funtesh do të shpenzohet në telin e diamantit, në shpimin e tyre dhe ekskavatorët do të përdorën për heqjen e blloqeve nga shtrati. Ky grup, do të investoj një shumë prej 4.1 milionë funte duke krijuar një shtëpi për të prerë dhe për të shkëlqyer mermerin, gjë e cila do të mundësoj që të lëvizin blloqet e papërpunuara.

Fabrika nuk do të ndërtohet edhe dhjetë muaj, ndërkohë do të investohet për të shitur blloqe të papërpunuara. Uji dhe rrugët me asfalt do t’i sigurojnë minierat me infrastrukturën që ato e kërkojnë. Guri do të transportohet me kamion deri në portin e Durrësit në Shqipëri, një udhëtim prej shtatë orësh, ose mund të bartet deri në Selanik. Kompania ka një vlerë prej 16.5 miliardë euro.

Blloku me tetë metra kubik i prerë dhe i shkëlqyer, mund të arrijë vlerën nga 9 deri në 24,000 euro, dhe çmimi për një metër katror sillet në mes të 40 deri në 100 euro. Kjo e thekson faktin përse kompania Fox dëshiron të ndërtojë një objekt për procesin e blloqeve të papërpunuara, duke lënë të nënkuptohet se është një biznes i cilësisë së lartë. Komisionari i kompanisë, Davis, parashikon që biznesi do të sjellë një film prej 30 milionë euro vetëm në vitin e tij të parë të prodhimit.

Ndërkohë, regjimi fiskal i Kosovës, është njëri nga bujarët në botë. Norma tatimore është vetëm 10 përqind dhe kompanitë marrin një ndarje tatimore në investime mbi 5 milionë euro. “Ata kanë vendosur regjimin më të mirë të mundshëm për të tërhequr investime nga jashtë”, ka thënë Gilbert. Ju mund të mendoni se mermeri nuk sjell ndonjë fitim të madh, por fitimi në një vlerë prej 18 miliardë dollarë në vit, e tregon të kundërtën.

Kompania ‘The People’s Republic’ deri më tani është importuesi më i madh i mermerit të rrallë me 54 përqind të tregut global, dhe SHBA-ës është konsumatori më i madh i gurit të papërpunuar. Historia problematike e Kosovës mund të frikësoj investitorët. Megjithatë ky vlerësim është i bazuar në një perceptim të vjetër të këtij vendi të vogël, ka thënë Gilbert, i cili është një përkrahës i madh i potencialit që ka ky vend.

“Në të vërtetë, kjo është një mënyrë për të treguar se Kosova është e hapur për biznes”, ka shtuar ai. Ish shefi i kompanisë muzikore ka shpjeguar: Kosova ka pasur një presion të tmerrshëm për shkak të natyrës së tmerrshme të konfliktit që ka ndodhur në vitin 1990. Megjithatë Kosova nuk është një projekt i dështuar në Evropë. Ajo është një republikë e monitoruar, e mbikëqyrur dhe demokratike dhe duke qenë se kam qenë atje disa herë, mund të them se kam parë më shumë armë në Los Anxhelos sesa në Kosovë. Është një vend i sigurt dhe stabil, ka thënë Gilbert.

Ai ka shtuar se ka pasur një përkrahje tejet të madhe. Ai po ashtu ka thënë se licencën për minierë e kanë marrë menjëherë. “Kryetarët e komunave dhe qeveria na kanë përkrahur pafund për shkak të vendeve të punës që Fox do të krijojë. Ne jemi në paranojë të investimeve ndërkombëtarë në Kosovë”, ka përfunduar Gilbert. (ORAinfo)

Lini një koment