Kalo te lënda

“Ulqini – Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi”!

Lista për Shqipëri Natyrale kërkon që qyteti I Ulqinit të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, ka deklaruar kryetari i kësaj liste, Koço Danaj.  Ai ka thënë se kjo kërkesë bazohet në dokumentet ndërkombëtare.

“Kongresi i Berlinit me vendimet që mori, qytetin e Ulqinit nuk ia ankesoi Malit të Zi, por vendosi që Hoti dhe Gruda, t’i jepeshin Malit te Zi. Forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit asokohe nuk lejuan që krahinat shqiptare të Hotit dhe Grudës t’i jepeshin Malit të Zi”.

“Më vonë pas Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare ndërhyri pranë Portës së Larttë, që Malit të Zi t’i jepej me koncesion për 100 vjet qyteti port i Ulqinit, pasi kjo ishte e mundur edhe me ndihmën e flotës ndërkombëtare. Kjo ndodhi”.

“Por koncesioni mbaroi në vitin 1982. Në këto kushte, Shqipëria ka të drejtën që t’i kërkojë Malit të Zi, që si hap të parë, qyteti I Ulqinit të shpallet fillmisht qytet i Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi”, ka thënë Danaj. /Telegrafi/

Lini një koment